BlackBerry në shitje, marrëveshje urgjente brenda nëntorit


E enjte, 12 Shtator 2013

Kompania që hodhi e para idenë e ‘smartphone’ është e detyruar ti hapë rrugë konkurrencës, madje me një farë urgjence. Pavarësisht se kohët e fundit Rim (Research in motion) ka hartuar disa strategji për ta rikthyer fuqishëm në tregun e telefonisë celulare, BlackBerry po kalon një periudhë krize për shkak të konkurrencës dhe rënies së shitjeve.

Për “të mbijetuar”, BlackBerry i ka mbetur një mundësi, ajo e shitjes. Sipas zërave nga Wall Street Journal, ish-kolosi i teknologjisë ka hapur një ankand për tu “shitur” me ofertën më të mirë brenda nëntorit. Vendimi u morr pas shpalljes së blerjes së Nokia nga Microsoft, që i hapi kështu rrugën një gjiganti të ri si Apple e Samsung, transmeton Gazeta-Shqip.