Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Blerja e votave përmes punësimit në sektorin publik në Maqedoni

Prizren Post | 11:37 - 01.03.2014

Shkup, 1 mars – Në Maqedoni punësohen në prag të zgjedhjeve mijëra vetë në shërbimet publike. Me këtë partia në pushtet VMRO-DPMNE blen vota për të siguruar pushtetin. Por shumë të punësuar rrinë në shtëpi, sepse nuk kanë ç’të punojnë.

Të shtangur shikonin më 6 tetor 2013 me mijëra maqedonas orë pas ore në pritje që në mesditë të nxirren numrat e llotarisë. Ishte kjo një ngjarje interesante, me pjesëmarrjen edhe të disa ministrave. Fituesit nuk i prisnin miliona euro, por një vend pune në sektorin e shërbimit publik. Për shumë njerëz në Maqedoni kjo është sikur të fitojnë në llotari, sepse puna në shërbimet publike konsiderohet si një punë shumë e mirë dhe e sigurtë.

Me një papunësi prej rreth 28 % dhe me të ardhura mesatare prej rreth 350 euro në muaj, Maqedonia radhitet ndër vendet më të varfara në Evropë. Ekonomia është e dobët, borxhet e shtetit tepër të larta dhe ato po rriten nga viti në vit. Ndaj i gjithë kombi me vëmendje shikonte nxjerrjen e numrave me fat, që do të zinin një vend pune në shërbimet publike. Për 1.600 vende kishin konkurruar më shumë se 30.000 kandidatë./zhurnal/


Arivisti Company