Boateng rikthehet te Gana


E diel, 16 Qershor 2013

Mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka vendosur të rikthehet në Përfaqësuesen e Ganës, dy vite pasi ishte pensionuar nga ajo, bën të ditur “Goal.com” të shtunën.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, ka bërë të ditur për rikthimin e Boatengut. “Kevin-Prince Boateng ia ka konfirmuar trajnerit dhe mua se do të rikthehet të luaj për ne. Për fat të keq ai ka marrë një lëndim gjatë stërvitjeve me Milanin, por na ka thënë se do të marrë pjesë në ndeshjet e përfaqësueses në qershor”, ka deklaruar Nyantakyi.