Bolt vazhdon me të qeshura, eliminohet Gatlin


E enjte, 18 Gusht 2016

bolt gatlin

Usain Bolt ka vazhduar me të qeshura edhe në gjysmëfinalen e 200 metrave, por kësaj radhe më të në finish u fut edhe kanadezi Andre De Grasse, i cili bëri njëjtë.

Bolt u fut në finish për një kohë relativisht të mirë prej 19.78 sekonda, por iu desh të jap maksimumin pasi De Grasse nuk ndalonte.

“Ai është dashur të ndalojë, por nuk e bëri. Thosha me vetën çfarë shtë duke bërë, është vetëm gjysmëfinale”, ka thënë Bolt pas garës.

Gatlin nuk u kualifikua në finale, pasi koha e tij ishte 20.13. në finale nuk u fut as xhamaikani Blake.

Më këtë fakt u çudit edhe Bolt.

Finalistët

Usain Bolt (19.78)
Andre de Grasse (19.80)
Lashawn Merritt (19.94)
Christophe Lemaitre (20.01
Alonso Edëard (20.07)
Adam Gemili (20.08)
Ramil Guliyev (20.09)
Churandy Martina (20.10)