Bonucci mohon largimin nga Milani


E diel, 10 Qershor 2018

Leonardo Bonucci i ka hedhur poshtë thashethemet se mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar veror.

Mbrojtësi italian kërkohet nga Manchester Unitedi, ndërsa mungesa e Rossonerëve në Ligën e Kampionëve ka nxitur spekulime se 31-vjeçari do të largohet.

Megjithatë, kapiteni i Milanit ka thënë se nuk dëshiron të largohet dhe se do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

“Nuk ka kurrfarë problemi (te Milani. Shpresoj që këto spekulime të qetësohen, në mënyrë që të bëjmë diçka të rëndësishme”.

“Qëllimi jonë është kthimi në Ligën e Kampionëve dhe konkurrimi për objektiva të mëdha”, ka deklaruar Bonucci për Sky Sport Italia.

Etiketa: , ,