Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Borxhi amerikan u rrit për mbi 17 bilionë dollarë

Prizren Post | 14:07 - 19.10.2013

Washington, 19 tetor – Borxhi i SHBA-së për vetëm një ditë u rrit për 328 miliardë dollarë, me çka sipas të dhënave të Ministrisë amerikane të Financave, arriti gjithsej 17 075 bilionë dollarë.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Washingtoni, shkak për këtë rritje drastike të borxhit është ajo që Ministria nuk e ka llogaritur nivelin e ri të borxhit që prej majit të këtij viti, kur SHBA-ja për herë të parë e arriti limitin ligjor prej 16.7 bilionë dollarësh borxh. Pas marrëveshjes, së arritur të mërkurën në mbrëmje në Kongres, me të cilin borxhi mund të rritet pa pengesa deri në fillim të shkurtit 2014, Ministria e Financave i publikoi numrat e rinj, për tërë debinë e akumuluar në periudhën prej majit deri në tetor.

Nëse vazhdon ky temp, borxhi do të rritet deri në 17.4 bilionë dollarë deri në shkurt, kur kongresistët amerikanë sërish do të ballafaqohen me këtë çështje.

Borxhi i SHBA-së filloi jashtëzakonisht të rritet në 10 vjetët e fundit, e posaçërisht pas krizës ekonomike në vitin 2008. Borxhi u rrit prej gjashtë bilionë në vitin 2003, në 7.8 bilionë në vitin 2008, e deri te 17 bilionët e tanishëm, ndërsa çdo vit deficiti arrin rreth një bilion dollar. Kongresistët kanë afat deri në dhjetor që të arrijnë marrëveshje për buxhet për vitin e ri fiskal që filloi më 1 tetor, sepse në të kundërtën u kanoset përsëritje e bllokimeve nga dy javët e fundit.


Arivisti Company