“Bota është më e madhe se pesë”, shprehja e Erdoganit kthehet në…


E shtunë, 30 Dhjetor 2017

Publikohet në gjuhën angleze dhe me titra turqisht kënga “The World Is Bigger Than Five”, realizuesit e së cilës janë frymëzuar nga shprehja “Bota është më e madhe se pesë”, të cilën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka përdorur për të kritikuar të drejtën e vetos të 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, raporton Anadolu Agency.

Teksti i këngës së përgatitur është shkruar nga Turgay Evren me iniciativën e deputetit të AK Partisë për Stambollin, Aziz Babusçu. Gjithashtu kënga “Bota është më e madhe se pesë” kompozuar dhe kënduar nga artisti me emrin Ek’rem ka nisur të jetë e pranishme në rrjetet sociale.

Deputeti Aziz Babusçu tha se “ideja është e imja, por fjalët dhe orkestrimi janë të njerëzve që janë bashkuar me të njëjtën ndjeshmëri. Tekstin e ka shkruar Turgay Evren, një mësues anglishteje, që është një qytetar kurd nga qyteti Diyarbaksr. Këndimi është realizuar sërish nga një prej bijve të këtij atdheu që jeton në Zvicër dhe është nga qyteti Bayburt.”

Ndër të tjera Babusçu ka bërë të ditur se pamjet në klipin e këngës nuk paraqesin dramat e përjetuara vetëm në pozitat gjeografike muslimane, por të përjetuara në të gjitha rajonet e ndryshme të botës, dhe se kjo këngë i drejtohet botës së ndjenjave të njerëzve dhe u bën thirrje atyre për të kaluar në veprim.

[youtube hHdSJuzxEMo]

Etiketa: , , ,