E shtunë, 14 Qershor 2014
Autoritetet më të larta të futbollit kanë përpiluar një listë me sende që nuk do të lejohen të futen në stadium, gjatë këtij kampionati botëror.
Sipas autoriteteve ky vendim është marrë për çështje sigurie, duke mos dashur që emocionet e zjarrta braziliane të kthehen në të dhunshme.
Krahas armëve të zjarrit dhe sendeve të forta, kësaj radhe nuk do të lejohen ushqimet e pijet, madje edhe flamujt e mëdhenj apo dhe tabletat e aparatet fotografike. Siç duket, autoritetet janë kujdesur që këtë herë veç spektaklit, stadiumet të mos ofrojnë ngjarje të tjera që nuk kanë lidhje me futbollin e luajtur. Ndër objektet që ndalohen janë këto: armët, shishet, fishekzjarret, pijet, ushqimet, droga, flamujt e mëdhenj, çdo objekt që përmban shënim ofendues, kafshët, rrobat me reklama, objektet e mëdha, letrat higjienike, objektet që bëjnë zhurmë, lazerat, dhe çdo objekt që përbën rrezik për tifozët e tjerë.
Etiketa: Botërori 2014