E hënë, 2 Korrik 2018
Meksika nuk ka arritur të bëjë surprizën e radhës në Botërorin e Rusisë, duke u eliminuar nga Brazili.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën brazilianët treguan se janë ata 5 herë kampionët e botës.
Neymar në minutën e 51 dhe Firmino në fundin e takimit, arritën të thyejnë Meksikën, duke kualifikuar për në çerekfinale Brazilin.
Tashmë “Selecaos” i duhet të presë fituesin e çiftit Belgjikë-Japoni në mbrëmje për të mësuar kundërshtarin e çerekfinaleve.
Etiketa: Botërori 2018, brazil, Kupa e Botës, Meksika, Neymar, Roberto Firmino, Russia 2018