Broja shënon golin e tij të parë në Ligën Premier


E shtunë, 16 Tetor 2021

Shqiptari Armando Broja i Southamptonit shënoi golin e tij të parë në Ligën Premier, që doli të ishte fitores ndaj Leeds United.

Trajneri Ralph Hasenhüttl e futi në lojë nga minuta e parë dhe ai ia shpërbleu me gol në minutën e 53-të.

Pas ndeshjes ai foli për golin dhe ndjenjat që kishte në ato momente.

“Ndihem mahnitshëm. Djemtë ishin shumë të mirë sot dhe mënyra sesi ne shtymë përpara dhe iu përmbajtëm planit të lojës, mënyra se si u mbrojtëm”.

“Nuk mund t’i falënderoj djemtë aq sa duhet, ishin të jashtëzakonshëm sot”.

Etiketa: , ,