-10°C
Prizren

BSPK-ja themelon komision për punëtorët e larguar me dhunë nga puna në vitet 1990-1999

Prizren Post | 08:27 - 23.05.2017

Ky komision është thënë se do të ngre zërin e kësaj kategorie në Qeverinë dhe në Kuvendin e Kosovës, për ndryshim të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të cilin ata e konsiderojnë diskriminues për të larguarit me dhunë nga puna gjatë regjimit të Serbinë në Kosovë në vitet 1990-1999. Vendimi për themelimin e Komisionit është marrë në mbledhjen që Kryesia e BSPK-së e ka mbajtur më 25 prill, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, SPAK-u e ka kërkuar vazhdimisht që nga vitit 2014, kur është miratuar ai. Kjo sindikatë ka kërkuar që këtij ligji t’i ndryshohet paragrafi 6 i nenit 8 në të cilin flitet për kushtet dhe kriteret për njohjen e së drejtës në pension kontributpagues të moshës.

“Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovë”, thuhet në paragrafin 6 të nenit 8…


Etiketa:
Arivisti Company