Buffon: Interi mund të luftojë për Scudetto


E enjte, 12 Shtator 2013

Gianluigi Buffon ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të Juventusit të mos e nënvlerësojnë Interin para derbit të vikendit në Serie A.

Derisa Juve u shpall kampion për të dytin vit radhazi, Nerazzurrët u kënaqën me vendin e nëntë sezonin e kaluar dhe nuk do të jenë pjesë e garave evropiane këtë sezon, një detaj të cilin Buffon e sheh të rëndësishëm në garën për Scudetto.

“Ne kemi respekt të tmerrshëm për Interin dhe i marrim ata shumë seriozisht. Me një trajner të shkëlqyeshëm si Mazzarri dhe avantazhin që ata kanë për t’u fokusuar vetëm në Serie A, Interi është një forcë që duhet të njihet në Serie A”.

“Interi do të jetë këtu gjithë vitin dhe mund t’i vështirësojë gjërat për ekipet që luftojnë për Scudetto”, ka thënë Buffon për Corriere dello Sport.

Derbi Italian i të shtunës zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Etiketa: , ,