Bullgaria optimiste për t’u bërë pjesë e Eurozonës


E martë, 29 Janar 2019

SOFJA – Përgatitjet e Bullgarisë për t’u bashkuar me zonën e euros janë në rrugën e duhur dhe vendi i Ballkanit mund të miratojë monedhën europiane që në fillim të janarit 2022, tha të hënën ministri i financave Vlladisllav Goranov.

Kjo është disa muaj më parë se sa parashikohet nga komisioneri i BE-së, përgjegjës për monedhën e përbashkët. Komisioneri Valdis Dombrovskis tha më 18 janar se Bullgaria, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian në 2007-ën, do të duhet të presë të paktën deri në mes të vitit 2022 për të implementuar euron.

Por Goranov tha se ai mbetet shpresëdhënëse që Bullgarisë do të lejohet të hyjë në unionin bankar të bllokut dhe mekanizmin ERM-2, pararendësi i detyrueshëm dyvjeçar i monedhës euro, këtë verë.

“Unë jam një optimist i moderuar që në korrik, nëse gjithçka shkon mirë, me vlerësimin e cilësisë së pasurisë dhe testet e stresit, ne do të kemi një arsye për të aplikuar për hyrjen e ERM dhe do të presim një rezultat pozitiv”, tha Goranov për një debat publik mbi adoptimin e euros.

“Rruga më e shkurtër e euros është dy vjet nga ERM-2 dhe pastaj deri në një vit për rregullime shtesë. Mundësia më optimiste për t’u bashkuar mund të jetë 1 janari 2022”, shtoi ai, njofton TCH.

Etiketa: ,