Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Çelsi sfidon “Zonjën” për Drogbanë, do të rikthehet

Prizren Post | 19:46 - 09.06.2014

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë drejt rikthimit
Nuk do të jetë Didier Drogba sulmuesi i ri për Juventusin. Me shumë mundësi lojtari nga Bregu i Fildishtë do të rikthehet te Çelsi për të ndihmuar ekipin e tij. Sipas mediave angleze Hoze Murinjo i ka kërkuar Drogbasë të transferohet në Londër sepse eksperienca e tij është shumë e vlefshme për ekipin e bluve. Sigurisht që Çelsi është duke përgatitur një goditje të madhe dhe Drogba do të jetë vetëm një prej lojtarëve që do të shërbejë si rregullator i marrëdhënieve mes të rinjve dhe senatorëve të Çelsit.
Ndoshta do të pranojë të qëndrojë në stolin e rezervave dhe më pas të japë kontributin e tij sa herë t’i kërkohet nga trajneri. Për aq kohë sa ai kërkohej nga Juventusi si njeriu që mund t’i japë Ligën e Kampionëve do të thotë se ka ende vlera si lojtar. E ardhmja e sheh atë si një drejtues i ekipit të Çelsit, por deri atëherë pritet të shihet performanca e tij në botërorin “Brazil 2014”. Diego Kosta është një nga lojtarët që Çelsi po e kërkon me këmbëngulje dhe duket se është arritur marrëveshja.
Juventus- Objektivi i vetëm për Juventusin tashmë mbetet Alvaro Morata, sepse të tjerët nuk kanë pranuar të transferohen në Torino. Bardhezinjtë po bëjnë gjithçka edhe për transferimin e Aleksis Sançez në Torino.


Arivisti Company