Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Çështja e “e-mail”-it i kushtoi zgjedhjet Clintonit

Prizren Post | 06:09 - 24.05.2017

Shkencëtarë dhe ekspertë sondazhesh nga “Gallup”, Universiteti Georgetown dhe Universiteti i Michiganit studiuan sondazhet e kryera nga “Gallup” nga 10 korriku deri më 7 nëntor 2016, një ditë para zgjedhjeve.

Ata u morën vetëm me një pyetje: Keni lexuar, parë apo dëgjuar ndonjë gjë për Hillary Clinton apo Donald Trump gjatë dy ditëve të fundit?

Më pas u përqëndruan te përgjigjet “po” dhe ndërtuan një grafik shumë interesant, ku fjala e përmendur më shumë është më e madhja. Në rastin e Clintonit duket qartë se fjala “e-mail”, e përdorur negativisht për ish-Zonjën e Parë, lë në hije gjithçka tjetër, të paktën 5 muajt e fundit para zgjedhjeve.

Në krahun tjetër, grafiku i Trump është mjaft i zakonshëm dhe tregon se, strategjia e Trump për të folur për shumë gjëra, e bëri të pamundur që dikush t’i ndiqte të gjitha. Studimi tregon se fjala “e-mail” u shfaq gjithnjë e më shpesh në javët e fundit përpara zgjedhjeve, sidomos pas deklaratës së ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që rihapi hetimin për postën elektronike të Clintonit në fund të tetorit.

Që prej këtij momenti, për Trump nuk flitet thuajse fare në sondazhe, një bëmë e jashtëzakonshme për dikë që është gati të bëjë lajme. Studimi mund të lexohet edhe si provë se, vëmendja e panevojshme e medieve mbi “e-mail”-in e Clintonit i kushtoi asaj zgjedhjet, por nuk ka dyshim se peshë kryesore pati fatki se Clinton nuk e kuptoi dot plotësisht seriozitetin e çështjes dhe sesi ajo dërrmoi edhe më shumë besimin, që më herët të lëkundur, të publikut tek ajo.


Arivisti Company