Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Chaplin, si u bë yll botëror?

Prizren Post | 14:34 - 11.08.2015

Të mbledhura me një libër, të gjitha këto tregojnë se si Chaplin i zhvilloi pjesët filmike – që nga ngrënia e çizmeve të tij në ‘The Gold Rush’ e deri tek skenat e tjera në kohët moderne.

Charlie Chaplin kishte fshehur gjithmonë procesin e punës së tij nga publiku. Ai nuk i lejonte fotografët t’i bënin fotografi, ai rrallë fliste me gazetarët dhe edhe pse ai shkroi një autobiografi, ai zbuloi shumë pak rreth bërjes së filmave që e bënë atë njeriun më të famshëm në botë.

Tani, megjithatë, kjo pjesë e jetës së Chaplin më në fund mund të zbulohet përmes fotografive dramatike të papara më parë, shënimeve dhe intervistave nga arkivi.

Të mbledhura me një libër, të gjitha këto tregojnë se si Chaplin i zhvilloi pjesët filmike – që nga ngrënia e çizmeve të tij në ‘The Gold Rush’ e deri tek skenat e tjera në kohët moderne.
Në këtë storje për të, i hidhet dritë oreksit të tij të rrezikshëm seksual, si e ndoqi FBI-ja për vite të tëra, duke pretenduar se ai ishte një simpatizant i komunistëve dhe më shumë.
Chaplin lindi në një familje shumë të varfër në Londër më 1889, ku të dy prindërit e tij performonin në një teatër. Nëna e tij kishte shkuar në një azil për të çmendur, dhe në atë kohë Chaplin dhe familja e tij ishin pranuar në një shtëpi për të varfërit.

Ai megjithatë i ndoqi hapat e familjes në skenë, duke e bërë debutimin e tij profesional qysh në moshën 9-vjeçare. Si një i rritur, ai udhëtoi për në skenat më të famshme të Amerikës, kur nga 1913 ai u ftua për të punuar në Hollywood.

Një vit më pas, në moshën 25-vjeçare, ai u bë menjëherë i suksesshëm me paraqitjen e tij të parë skenike ‘The Tramp’. Nga viti 1923 ai u bë i pasur, i famshëm dhe i fuqishëm.

Çfarë pasoi mes viteve 1925 dhe 1940 mbetet mrekulli e kinemasë, përzierje komedish të ndryshme dhe shumë të qeshura të publikut, me disiplinë ushtarake të jetës moderne dhe Evropës fashiste.
Vetë Chaplin, siç tregojnë këto foto, mbeti një figurë enigmatike. Ai ishte padyshim një perfeksionist, dhe filmat që ai i bëri janë një testament për talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Charlie Chaplin padyshim se është gjeniu komik i të gjitha kohërave. Për të do të flitet edhe pas shumë shekujve.

Përmes fotografive, ju mund të shihni jetën e tij nga fillimi deri në shkallët e suksesit./Lajmi.net/


Arivisti Company