Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Cila do të jetë kërkesa e BE-së për Kosovën?

Prizren Post | 10:40 - 13.12.2018

BRUKSEL – Sot dhe nesër në Bruksel mbahet samiri i BE-së ku pritet të diskutohet edhe për gjendjen në Kosovë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së në ditën e parë të samitit në Bruksel, me kërkesë të Qipros do ta shqyrtojnë bllokadën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre te bllokada erdhi pas vendosjes së taksës prej 100 për qind nga Kosova për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Nga Brukseli vijnë qëndrime se masa e tillë “komplikon situatën, nuk sjell zgjidhje të problemit në Kosovë dhe se janë në kundërshtim të obligimeve nga marrëveshja e CEFTA-s”. “Kjo masë duhet të tërhiqet”, thonë burime të mediave serbe nga BE.

Tema të tjera të diskutimit dyditor të samitit pritet të jetë edhe situata pas zgjedhje në Bosnje e Hercegovinë dhe ndryshimi i marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit rreth emrit.

Rreth këtyre temave do të diskutojnë krerët e diplomacisë së BE-së në takimin ministror.

Temë e rëndësishme do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.


Etiketa:
Arivisti Company