“Çmendet” sheiku i PSG, nëse më marrin Silvan, do blejë Messin


E premte, 19 Korrik 2013

Paris, 19 korrik – “Nëse Barcelona tenton të më marrë Thiago Silvan, duke paguar klauzolën e lëshimit, unë do të bëj të njëjtën gjë me Messin”, ka thënë pronari i klubit parisien PSG, Nasser al-Khelaifi për faqen online ActuSports.fr.

Ka kohë që mediat spanjolle flasin për një interes të fortë të Barcelonës për Thiago Silvan, por vetë kapiteni i PSG ka theksuar se do ta respektojë kontratën që ka me klubin francez.

Gjithsesi, nëse Barcelona do të paguajë 40 milionë eurot e klauzolës së lëshimit të Silvas nga PSG-ja, atëherë ekipi katalanas pa problem do ta blejë qendërmbrojtësin brazilian, por çfarë ndodh më pas? E thjeshtë, sheiku do ta paguajë shumën e paraparë për klauzolën e lëshimit të Messit, që është 250 milionë euro dhe katalanasit do të detyrohej ta linte të lirë yllin e saj dhe të mbarë botës.