Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dalje më e vogël në votime se më 3 nëntor

Prizren Post | 14:02 - 01.12.2013

Prishtinë, 1 dhjetor – Pjesëmarrja e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në Kosovë është e vogël, madje shumë më e vogël se në votimet e mbajtura me 3 nëntor, në raundin e parë të votimeve.

Zyrtarët, pak a shumë, kanë tendencë ta relativizojnë daljen më të vogël në votime, qoftë duke e hedh “fajin” te moti i lig, qoftë duke thënë se rëndom në Kosovë votimet bëhen më msive në orët e pasditës.

Sipas numrit një të KQZ-së, Valdete Dakës, deri në orën 11:00 kanë votuar 102 mijë e 5 votues, apo 7.67 për qind, që është më pak se sa në raundin e parë në të njëjtën kohë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se duke u bazuar në raportet e KKZ-ve, dalja e votuesve në zgjedhje është 102 mijë e 5 votues apo 7.67 për qind.

Ndërsa, rreth ecurisë së procesit zgjedhor, ajo ka thënë se ecuria e votimit deri në orën 11:00, nuk kanë raporte për parregullsi apo ngjarje që do ta prishnin imazhin e këtyre zgjedhjeve.

Daka ka thënë se nuk ka raporte për parregullsi që do të mund të prishin imazhin e zgjedhjeve. Ndërsa për numrin e vogël të votuesve Daka ka thënë se mund të ketë ndikuar edhe moti i ftohtë. Ndërsa sa i përket numërimit të votave në qendrat e votimit në Veriun e Mitrovicës, ajo ka thënë se ende nuk është marrë ndonjë vendim.


Arivisti Company