E shtunë, 10 Maj 2014
Aleanca Kosova e Re, në takimin e radhës me Këshillin e Përgjithshëm Drejtues, zgjodhi Kryesinë e re të partisë.
Në fillim të takimit, kryetari i partisë, Bexhet Pacolli, ka bërë thirrje “për bashkim forcash dhe unifikim, në kohën kur vendoset për të nesërmen e Kosovës”
Pas një diskutimi mes 80 delegatëve të partisë, me shumicë votash u zgjodhën 18 anëtarët e Kryesisë, duke e lënë të hapur debatin për plotësimin edhe të shtatë vendeve të mbetura ditëve në vazhdim.
“Në listën e re të Kryesisë së AKR-së janë përfshirë emra të njohur, politikanë të moshave të mesme dhe personalitete që kanë tashmë rol në politikën aktuale në Republikë”, thuhet në komunikatën e AKR-së, duke mos përmendur se cilët janë ata emra. .
Nënkryetare, apo zëvendëspresidente siç thotë AKR, u rizgjodh Mimoza Kusari-Lila, ndërkohë dy nënkryetarët tjera janë Fadil Ismajli dhe Dardan Gashi.
Sekretar i përgjithshëm u rizgjodh Ibrahim Makolli, ndërsa sekretarja organizative Rejhan Vuniqi. /Telegrafi/