Daut Haradinaj kundër uniformës ceremoniale të FSK-së


E mërkurë, 16 Korrik 2014

Pas portalit Gazetaexpress.com edhe Daut Haradinaj, deputet i zgjedhur i AAK-së dhe njëri nga udhëheqësit e luftës së UÇK-së në Dukagjin dhe me gjerë, nuk është pajtuar me dukjen e Gardës Ceremoniale të FSK-së.

“A duhet të duket kështu Garda e shtetit tonë? Jo! Sepse Kosova duhet ta respektojë vizionin e saj për një Ushtri moderne dhe jo të degradohet puna e mijëra ushtarëve e oficerëve që tash sa vite po punojnë që të përmbushim kriteret dhe standardet e nivelit të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Garda e FSK-së sot është dukur me ndryshe. Ushtarët ishin të veshur me veshje kombëtare shqiptare dhe mbanin plis të bardhë në kokë.

Etiketa: , ,