De Biasi me formacion befasues ndaj Spanjës
Prizren Post | 09:25 - 09.10.2016

Është publikuar formacioni i mundshëm i Shqipërisë, para ndeshjes ndaj Spanjës.
Trajneri Gianni De Biasi, pritet të futet në fushë me formacionin 4-2-3-1.
Për dallim nga ndeshja e fundit, Ansi Agolli pritet të fillojë në mesfushë ndërsa Ermir Lenjani, Andi Lila, Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj në mesfushë, përcjellë “Lajmi.net”.
Balotazh në sulm mes Bekim Balajt dhe Sokol Cikalleshit, ku shkodrani pritet të ketë përparësi pas dy golave në dy ndeshjet e para.