Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Deklarata e parë e Shtabit të Përgjithshëm pas tentativës për grusht shteti

Prizren Post | 21:30 - 17.07.2016

Në deklaratën ku thuhej: “Jemi nën urdhrat e shtetit dhe popullit tonë madhështor”, zinte vend edhe shprehja: “Nisma e tradhtarëve u neutralizua para se të arrinte qëllimin. Rrolin më të madh për pengimin e tradhtarëve e ka luajtur populli ynë madhështorë”.

“Në orët e mbrëmjes së datës 15 korrik 2016 tentativa e tradhtarëve terroristë të çetës ilegale që kishte bërë fole brenda Forcave të Armatosura Turke është ndeshur me reagimin e menjëhershëm të shumicës dërmuese të personelit të Forcave të Armatosura Turke dhe është refuzuar me vendosmërinë e treguar në këtë temë nga personeli heroik i policisë dhe terroristët janë neutralizuar pa arritur qëllimin e tyre.

Populli ynë mirënjohës menjëherë pasi dëgjoi tentativën për grusht shteti ka dalë në rrugë me qëllim që të mbrojë bijtë e vërtetë të Forcave të Armatosura Turke që dalin nga vetë gjiri i popullit dhe për të penguar goditjen ndaj sistemit të drejtësisë dhe i ka dhënë tradhtarëve mësimin më të bukur dhe më të madh. Rrolin më të madh për pengimin e nismës tradhtare e ka luajtur populli ynë madhështorë. Puçistët anëtarë të strukturës së jashtëligjshme, duke filluar nga ky moment janë asgjësuar dhe brenda sistemit të drejtësisë do të marrin dënimin më të rëndë që meritojnë”.


Arivisti Company