Deklaratat e Vuçiqit për NATO-n në vitin’99 (Video)


E martë, 18 Gusht 2015

Vuçiq, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kishte thënë se Serbia nuk pranon me asnjë çmimi trupa të huaja në territorin serb dhe do të cilësohet armik kushdo që tenton diçka të tillë.

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës së fundit në Kosovë, disa ditë para se të fillonin bisedimet mes delegacioneve kosovare dhe qeverisë serbe në Francë, kishte thënë se Serbia nuk pranon me asnjë çmimi trupa të huaja në territorin serb dhe do të cilësohet armik kushdo që tenton diçka të tillë.

Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Associated Press, mund të dëgjohet deklarimi për gazetar i Vuçiq, që në atë kohë ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviq, transmeton Klan Kosova.

“Serbia nuk do të pranojë me asnjë çmim, me asnjë kusht, pavarësisht nga të gjitha presionet nga jashtë, ultimatume e shantazhet, trupa të huaj të armatosur, përfshirë këtu edhe trupat e NATO-s, ose çfarëdo ushtarësh të huaj në territorin e vendit tonë”.

“Ata do të konsiderohen agresorë dhe do të trajtohen sipas rrethanave”, kishte deklaruar Aleksandër Vuçiq, kryeministri i sotëm i Serbisë.

Deklarimi i Vuçiq, në video mund të dëgjohet në fillim të minutës së dytë.

Etiketa: , ,