E enjte, 17 Mars 2016
Mitrovicë – Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 00:30 të mëngjesit janë dëmtuar katër vetura të EULEX-it në Mitrovicë.
“Policia ka proceduar në vendin e ngjarjes nga ku raportohet se dëmet e veturave që karakterizoheshin me gërvishtje dhe thyerje të dritave kishin ndodhur brenda hapësirave të parkingut të cilën ata e shfrytëzojnë për vetura zyrtare”, thuhet në një njoftimin e Policisë.
Sipas policisë, rasti është iniciuar dhe po hetohet si “dëmtim prone”.
Ndryshe, po mbrëmë, në Ferizaj, Gjilan e Mitrovicë janë djegur disa vetura tjera me targa zyrtare.
Etiketa: EULEX, Kosovë