Deputetët në fushatë, paralizohet për një muaj Kuvendi?!


E shtunë, 5 Tetor 2013

Prishtinë, 5 tetor – Kandidimi i shumë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për kryetarë komunash do të ndikojë në dinamikën e punës së Kuvendit të Kosovës në këtë muaj të fushatës zgjedhore. Faktin se Kuvendi do të paralizohet gjatë këtij muaji elektoral e pranon edhe shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Ai për KTV thotë se fushata do të ndikojë në punën e Kuvendit, mbajtjen e seancave dhe miratimin e ligjeve

Ndërsa, shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri, pret që më e zellshme ndaj Kuvendit të jetë pozita, ngase janë ata që e kanë shumicën në Kuvend.

“Pozita e ka shumicën e Kuvendit. Për këtë punë ata duhet të kujdesen. Por, nuk e kanë bërë as në rrethana normale”, ka thënë ai për KTV.

Ndëkohë, për Ardian Gjinin, ndonëse zgjedhjet ndikojnë në punën e Kuvendit, deputetët duhet të dinë se çka është prioritet për ta.

“Koncentrimi në fushatë është shumë normale, por besojnë se për gjërat me rëndësi shtetërore do të kenë prioritet Kuvendin. Kurse shoqëria vlerëson se jo vetëm dinamika e Kuvendit, por edhe ajo e Qeverisë do të bien në këtë kohë paraelektorale”, ka thënë Gjini.

Driton Selmanaj nga KDI kritikon klasën politike që të gjitha potencialet i ka drejtuar në fitimin e votave.

Një ditë më parë, shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga vartësit e tij që të mos merren me fushatën zgjedhore, por të koncentrohen në prioritetet që i ka vendi. Koha

Etiketa: , ,