Deri tani 28 të vdekur dhe 60 të plagosur nga sulmi terrorist në Stamboll


E mërkurë, 29 Qershor 2016

ata airport

Stamboll – Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin, ka deklaruar se në sulmin vetëvrasës sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 28 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Shahin para hyrjes së Aeroportit Ataturk dha deklarata për mediat në lidhje me sulmin terrorist.

“Në sulmin vetëvrasës, sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën 28 persona. Afër 60 të plagosur kanë arritur në spitalet tona. Vazhdojnë trajtimet mjekësore për të plagosurit në spitale. Vazhdojnë të gjitha hetimet shumanshme dhe publiku do të informohet për zhvillimet. Hyrjet dhe daljet e udhëtarëve me shpejtësi do të kthehen në normalitet dhe së shpejti do të fillojnë fluturimet e planifikuara”, tha Shahin.