Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dëshmitari rrëfen se si ndodhi vrasja e dyfishtë në Gjakovë

Prizren Post | 14:54 - 17.07.2017

Gjakovë – Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë për Klan Kosovën që sipas një deklarate preliminare nga një dëshmitar okular  (familjar i njërit prej viktimave) i cili ka qenë në vendin e ngjarjes në restorant, ku ka ndodhur vrasja e dyfishtë, Krist Memaj ka tentuar të bëjë vetëvrasje, ndërkaq Pjetër Memaj, kushëriri i tij, ka tentuar vazhdimisht që ta ndalë.

Por, në zhvillim e sipër, i ndjeri Krist Memaj ka shtënë me armë në Pjetrin dhe pastaj ka vrarë veten.

E pamja për të dy viktimat është hapur e përbashkët, dhe varrimi bëhet nesër po ashtu i përbashkët.


Arivisti Company