E enjte, 28 Qershor 2018
Prishtinë – Shefi i Delegacionit të Kosovës për bisedimet në Bruksel, Avni Arifi ka dhënë disa detaje se çfarë do të përmbajë procesi final i bisedimeve Kosovë-Serbi.
Arifi përmes facebook, ka deklaruar se nga ky proces nuk do rezultojë ndarje territoriale apo destabilizim.
”Dialogu nuk ka alternativë, por në këtë proces duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se – NUK KA NDARJE, -NUK KA DEFUNKSIONALIZIM -NUK KA DESTABILIZIM. Dialogu do të jetë për NORMALIZIM që do të thotë NJOHJE RECIPROKE dhe PAJTIM”.
Etiketa: Aktuale, Avni Arifi, Dialogu Kosovë-Serbi