Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Djaloshi nga Bjellorusia fitues në garat e përvitshme të Google për programim

Prizren Post | 14:37 - 17.08.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Vitin e kaluar nuk është pranuar, por pasi këtë vit ka 18 vjet, hyri në garë dhe doli i pari.
Djaloshi nga Bjellorusia ka arritur që të mposhtë 24 finalistët tjerë, që morën pjesë në garat e përvitshme të Google për programim.

Gennady Korotkevich ka përfituar 15.000 dollarë nga vendi i parë, të cilin e zuri me pikë absolute.

Në garën katër orësh që u zhvillua në qendrën e Google, morën pjesë programer nga ShBA-të, Kina, Japonia, Ukraina, Polonia, Rusia, Koreja, Republika Çeke, Bullgaria, Brazili dhe sigurisht Bjellorusia.

Mbi 20.000 programer kanë marrë pjesë në garën ‘Code Jam’ që zhvillohet prej vitit 2003, por nuk kanë arritur të hynë në grupin prej 25 më të mirëve.

Këtë vit nuk ka marrë pjesë asnjë femër, por Google më vonë gjatë vitit, do të organizoj një edicion vetëm për femra.


Arivisti Company