Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dolgov: Rusia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Prizren Post | 16:44 - 02.07.2013

Konstantin Dolgov

Rusia nuk e njehë pavarësinë e Kosovës, ka thënë Konstantin Dolgov, përfaqësues i Ministrisë së Jashtme ruse për të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të ligjit.
Ai këtë deklaratë e bëri duke komentuar vendimin e autoriteteve të Kosovës për vënien e regjimit të vizave për shtetasit e 87 vendeve, përfshirë edhe Rusinë.

“Pozicioni ynë në parim mbetet i pandryshuar, ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi zyrtari rus, Konstantin Dolgov, raporton agjencia Itar-Tass nga Moska, transmeton RTK.


Arivisti Company