Doli në rrugë me uniformë provokative, arrestohet një serb në Prizren


E martë, 17 Janar 2017

Prizren – Një serb është arrestuar në Prizren pasi ka dalur në rrugë me uniformë me simbole ushtarake serbe.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari serb, pasi që i njëjti është paraqitur në uniformë me simbole ushtarake-serbe”, thotë PK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mediat serbe qysh mbrëmë e raportuan me dramacitet sikur në Prizren qenka arrestuar një serb, nga të paktë që paskan mbetur “vetëm pse në jakën e xhaketës paska pasur vetëm shenjat e Serbisë (katër “C”)” dhe lënë anash faktin se ai kishte dalë me uniformë të ushtrisë serbe dhe me qëllime provokative në këto ditë kur ka tensione të shtuara midis Kosovës e Serbisë me fajin e kësaj të fundit.

Etiketa: ,