E shtunë, 9 Gusht 2014
Dëshironi një iPhone 6 të larë në ar, platin ose ar në ngjyrë rozë? Gold Genie, një kompani e njohur për larjen në ar të pajisjeve elektronike dhe telefonave inteligjentë, ofron tri versione të ndryshme luksoze të iPhone 6.
Versioni i larë me ar 24 karatësh kushton 1100 paundë, versioni me platin kushton 1140 paundë, ndërsa versioni prej ari ngjyrë rozë kushton 1124 paundë. Këto tri versione të iPhone 6 mund të porositen për t’u blerë në Britani dhe do të merren në të njëjtën periudhë kur iPhone 6 të prezantohet zyrtarisht.
Edhe pse nga fotot duket se kompania Goldgenie e di se si do të jetë iPhone 6 në të vërtetë, faqja teknologjike GSMarena ka zbuluar se këto foto janë thjesht interpretime të koncepteve për iPhone 6.