Dorëhiqet kryeministri i Jemenit Muhammed Salim Basidavi


E hënë, 22 Shtator 2014

Sana – Dorheqjen e tij kryeministri Basidavi e njoftoi dje në orët e pasditës.

Kryeministri i Jemenit Muhamed Salim Basindavi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post.
Në një njoftim të shkruar Basindavi ka theksuar se ai jep dorëheqje në mënyrë që t’i “japë një shans Presidentit të Jemenit, Adurrabu Mansur Hadi, dhe lëvizjes Husi Ensarullah të kenë sukses në negociata”.

Duke e akuzuar presidentin Hadi për “pushtet të monopolizuar”, Basindavi ka thënë se ai nuk ka pasur qasje në politikë të brendshme dhe të jashtme të cilën e drejton presidenti i Jemenit dhe ka shtuar se presidenti gjithë pushtetin e mori në duart e veta.

Basindavi gjithashtu theksoi se ai dhe qeveria e tij nuk kanë pasur informata në lidhje me situatën ushtarake dhe udhëzimet e politikës së jashtme të vendit.
Jemeni për një kohë është bërë skenë e krizës dhe konflikteve mes ushtrisë dhe grupeve të fiseve Husi.

Njoftohet se militantët Husi para disa ditësh kanë rrethuar ndërtesën e televizionit shtetëror dhe disa pika ushtarake në kryeqytetin Sana, njofton TRT.

Etiketa: ,