E hënë, 19 Nëntor 2018
PRISHTINË – Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës,kallëzime penale kundër kriminele serbe.
Udhëheqësja e këtij grupi nga Gjakova Shkëndije Hoda tha se sot kanë dorëzuar të shtatin kontingjent me 61 dosje me rreth 100 dëshmi.
Sipas saj, dorëzimi i këtyre dosjeve ka pasur efekt, pasi që policia e Gjakovës ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët.
Ajo ka bërë të ditur se në të ardhmen do vazhdojnë me dorëzimin e këtyre kallëzimeve penale deri në dosjen e fundit.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Krimet serbe, Shkëndije Hoda