Serbia: S’mund t`i ndalim ndeshjet e Kosovës


E enjte, 13 Shkurt 2014

Beograd, 13 shkurt – Dorëzohet edhe presidenti i Federatës serbe të Futbollit, pas caktimit të ndeshjes së Kosovës me Haitin për 5 mars në Mitrovicë.Presidenti i Federatës serbe të futbollit (FSS), Tomislav Karaxhiq e pranoi edhe në mediat beogradase se nuk mund të bëjë asgjë me rastin e ndeshjes miqësore të paralajmëruar të Kosovës me Haitin më 5 mars në Mitrovicë.

“Ky është vendimi i FIFA-së në përputhje me porositë e qeverisë sonë dhe është tregim i mbyllur”, ka thënë Karaxhiq, transmeton ‘Sporti1’.

Madje, gazetarët serb kanë shkuar aq larg sa që kanë menduar nëse ai do të shkonte të përcjell këtë ndeshje.

“Kjo as që më shkon ndërmend. As ata nuk do të më thirrin, as unë nuk do të shkojë. Edhe nëse më thirrin, mendoj se kjo nuk ka kuptim. Dihet cili është relacioni ynë me”, siç citohet të ketë thënë ai, “të ashtuquajturën Federatën e Futbollit të Kosovës”, tha Karaxhiq.