Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dr. Kenan Kurtagiq është njeriu i parë i cili po thyen frikën ndër shqiptarët e Sanxhakut

Prizren Post | 01:05 - 14.10.2016

Podgoricë – Dr. Kenan Kurtagiq, kandidat i Lidhjes Demokratike Shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi.

Dr. Kenan Kurtagiq është njeriu i parë i cili po thyen frikën ndër shqiptarët e Sanxhakut për vetë deklarim të guximshëm se ai dhe të gjithë si ai janë shqiptarë etnik në këtë nën qiell shqiptarë.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe përpjekja e shqiptarëve që të janë të përfaqësuar dinjitetshëm në këtë shtet ka shty aktivist, njerëz të kulturës dhe shkencës që rreshtohen në Listën e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve etnik nën Malin e Zi. Një befasi e këndshme , por shumë shpresëdhënëse është rangimi në ketë listë i Dr. Kenan Kurtagiqit, këtij mjeku të shkëlqyeshëm.

Zoti Kurtagiq është pinjoll i familjes Kurtaga dhe trashëgimtar i denjë i dëshmorit të kombit Adem Nail Kurtagiq.

Vet prezenca e Dr. Kurtagiq ne Listen e Lidhjes Demokratike Shqiptare është dëshmi e atdhetarisë dhe e #guximit të zemrës shqiptare.

Me qëndrimin e tij burrëror dhe njerëzor zoti Kenan ka bërë që frika nga të qenit shqiptar në trojet etnike në Mal të Zi e Sanxhak të mos jetë më tabu. Shprehja e të qenit ai çka je sot është më e domosdoshme se kurrë.

Zoti Nikollë Camaj është më i fortë me zotin Kurtagiq me të cilin është në Listën e Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Me guxim rrethoni nr. 12 në këto zgjedhje.

Me guxim që të bëhemi faktor, e jo dekor !


Arivisti Company