Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dr. Shefqet Krasniqi shpallet Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare

Prizren Post | 16:00 - 01.01.2015

Dr. Shefqet Krasniqi është Personi i vitit 2014 nga Bota Shqiptare. Sondazhi i bërë nga Agjencia e Lajmeve Prizren Post ka nxjerrë personin më të votuar nga lista e kandidatëve prej 15 presonaliteteve të ndryshëm të botës shqiptare. Edhe këtë vit epiteti i Personi i vitit 2014 i shkoi Dr. Shefqet Krasniqit. Në vend të dytë nga ky sondazh doli Lorik Cana, kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit. Personi i tretë më i votuar doli xhudistja numër një e botës Majlinda Kelmendi.

Ndër personalitetet më të pa padëshiruar për lexuesit shqiptarë ishin politikanët. Numri një më i padëshiriuar nga ky sondazh doli presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndjekur nga ministri i MPJ Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Ilir Meta.

Pjesëmarrës në këtë sondazh ishin:

1. Albin Kurti
2. Atifete Jahjaga
3. Bujar Nishani
4. Edi Rama
5. Hashim Thaçi
6. Ilir Meta
7. Isa Mustafa
8. Kadri Veseli
9. Kim Mehmeti
10. Lorik Cana
11. Lulzim Basha
12. Majlinda Kelmendi
13. Rita Ora
14. Sali Berisha
15. Shefqet Krasniqi


Arivisti Company