Drejtoria e Inspektorateve largon shitësit ambulant nga qendra e qytetit


E hënë, 1 Korrik 2019

PRIZREN – Drejtoria e Inspektorateve edhe sot ka vazhduar me aksionin për largimin e shitësve mobil, të cilët shfrytëzojnë hapësirat publike brenda Qendrës Historike të Prizrenit pa posedim të lejes nga organet kompetente.

Aksioni ka filluar nga fundjava që e lëmë pas dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të pasur më pas mbikqyrje të vazhdueshme nga Inspektorati.

Shfrytëzimi i hapësirave publike pa lejen e organeve kompetente është veprim i jashtëligjshëm, veçmas kur këto hapësira janë brenda Qendrës Historike, zonë kjo e cila është e mbrojtur me ligj të veçantë.

Drejtoria bën të ditur se shitësve që nuk kanë poseduar leje, me këtë rast u janë shqiptuar gjoba mandatore dhe u është sekuestruar malli.

Etiketa: , ,