Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dridhet Beogradi,eksploziv i fuqishem shperthen ne qender

Astrit Shehu | 19:43 - 11.06.2015

Një shpërthim i fuqishëm ka shpërtheur sot pasdite në Beograd.

Shpërthimi ka ndodhur pranë stacionit të autobusit dhe disa kafeneve, në lagjen Banov Brdo.

Mediat serbe kanë raportuar se nën automjetin “BMW” ishte vendosur një mjet shpërthyes, që mesiguri ishte shpërthyer nga distanca me telekomandë.

Nga shpërthimi është plagosur rëndë shoferi i makinës “BMW” dhe është në gjendje kritike si dhe një kalimtar.

Disa media serbe jozyrtarisht shkruajnë se shoferi i BMW është Vladimir Karan (46), një person me rekord dosje kriminale.


Arivisti Company