Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Duke pritur iPhone 7

Prizren Post | 00:13 - 05.01.2016

Faqet e internetit dhe forumet e kushtuara enkas teknologjisë kanë nisur të hamendësojnë në lidhje me iPhone 7, se si do të jetë ai, pavarësisht se duhen ende 9 muaj deri në publikimin zyrtar nga kompania “Apple”.


Kështu, qarkullojnë me dhjetëra hipoteza, disa anojnë më shumë nga absurditeti, por ka edhe të tjera të mbështetura në studime të mirëfillta bazuar në evoluimin e këtyre pajisjeve të “Apple”.

Martin Hajek, një prej emrave më të përfolur të momentit në botën e rrjetit kushtuar teknologjisë, në forumin e tij, ai thotë se iPhone 7 do të ketë një pamje pothuajse si 6 dhe 6S.

Ai thotë se ndryshimi do të jetë bateria me 13 për qind më të fuqishme, pra 3100 mAh dhe një procesor gjithashtu më të fuqishëm.

Më pas, ai shton se një tjetër risi është edhe memoria e brendshme. Sipas Hajek, iPhone-t aktualë nuk bartin më shumë se 128 GB, ndërsa 7 do të vijë me një kapacitet deri në 256 GB.

Ekspertët thonë se “Apple” do të paraqitet me një kamerë më të fuqishëm se ai aktual, për të qëndruar në pararojë të risive në këtë sektor. Ka nga ata që flasin për kamera të pajisur me dy objektivë, megjithëse e sigurt është një lente e integruar në trup të telefonit.

Ndërkohë, fisha e kufjeve do të hollohet akoma më shumë duke shkuar në 3.5 mm. Kjo do të nxirrte praktikisht jashtë funksionit 99% të modeleve të hedhura në treg deri më tani, duke bërë që kufjet e iPhone 7 të jenë posaçërisht për të.


Arivisti Company