E enjte, 8 Qershor 2017
Anësori kosovar i Manchester Cityt, Bersant Celina, po kërkohet nga dy skuadra të Championshipit anglez.
Siç raporton SkySports, Ipswichi dhe Boltoni kanë nisur bisedimet me Cityn për mundësinë e huazimit për një sezon të reprezentuesit të Kosovës.
20-vjeçari sezonin e fundit ishte huazuar te Twente dhe realizoi pesë gola e arriti pesë asistime në 27 paraqitje për klubin holandez, transmeton Gazeta Express.
Ai iu bashkua Cityt në vitin 2012 nga Stromsgodset dhe debutoi për ekipin e parë dy vjet më pas, por nuk arriti ta bind Pep Guardiolan, teksa luajti disa ndeshje me ekipin e parë nën udhëheqjen e Pellegrinit.
Etiketa: celina