Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

E ardhmja e marrëdhënieve Turqi-Rusi nuk do të përcaktohet nga Perëndimi

Prizren Post | 11:01 - 10.08.2016

Ankara – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi të mërkurën se e ardhmja e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë nuk do të përcaktohet nga Perëndimi.

Ministri Çavuşoğlu i ftuar në panelin e editorëve të Anadolu Agency (AA) foli edhe për organizatën terroriste FETO për të cilën tha se punon haptazi për prishjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.

“Organizata terroriste FETO punon hapur për shkatërrimin e marrëdhënieve të Turqisë jo vetëm me Rusinë, por edhe me shtetet tjera”, tha Çavuşoğlu.

Kryediplomati i Turqisë deklaroi më tej se pilotët turq të përfshirë në rrëzimin e avionit rus do të procedohen nga drejtësia për shkak të përfshirjes së tyre në organizatën terroriste FETO.

“Ata do të procedohen jo vetëm për përfshirjen në atë ngjarje, por edhe për anëtarësinë në organizatën terroriste FETO”, tha Çavuşoğlu.


Arivisti Company