Edhe Belgjika refuzon shkatërrimin e armatimit kimik nga Siria


E hënë, 18 Nëntor 2013

Bruksel, 18 nëntor – Belgjika e ka përjashtuar mundësinë se është kandidat për shkatërrim të armatimit kimik të Sirisë.

Ministri i mbrojtjes i Belgjikës, Pieter De Crem, tha sot se “lëvizja e këtij armatimi është detyrë mjaft e vështirë” dhe e ka përjashtuar mundësinë që Belgjika të jetë vend i mundshëm për shkatërrimin e tij.

“Për ta bërë këtë këtu në shtëpi – nuk e shoh këtë në shikim të parë dhe poashtu as në periudhë afatgjatë”, i tha De Crem rrjetit VRT. Ai ka theksuar se do të preferonte që shkatërrimi i këtij arsenali të bëhej diku afër Sirisë, transmeton REL.

Pasi Shqipëria refuzoi shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë, Belgjika, sikur edhe Franca, janë konsideruar si kandidate të mundshme meqë kanë histori të gjatë të shkatërrimit të gazrave helmues nga Lufta e Parë Botërore.

Organizata për Ndalimin e Armatimit Kimik nuk e ka publikuar asnjë emër të ndonjë shteti ku do të mund të shkatërrohej armatimi kimik i Sirisë, por tha se do ta eliminoj gjithë arsenalin deri në mes të vitit 2014.

Gazi helmues së pari është përdorë në Belgjikë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ky vend ende i ka forcat operacionale të specializuara për neutralizimin e gazrave helmues.

Etiketa: ,