Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Edhe në ditë feste reduktime në Prishtinë

Prizren Post | 11:26 - 15.10.2013

Mungesa me ujë të pijshëm e ka përcjell kryeqytetin edhe në ditën e festës se Kurban Bajramit.

Lagje të shumta në kryeqytet janë përballur me mungesë të ujit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Astrit Gashi, banor i lagjës Bregu i Diellit në Prishtinë, thotë se ndalja e ujit e ka zbehur Festen e Kurban Bajramit.

“U zgjova për të shkuar në Xhami për të falur namazin e Kurban Bajramit, por ujë nuk kishte, kjo nuk është hera e parë që uji mungon gjatë festave të tilla, mungesë të ujit ka pasur edhe në festën e Bajramit të Madh, unë nuk e di nëse kjo po ndodh me qëllim a pa qëllim, por dikush duhe te jap përgjegjësi për këtë veprim”, ka thënë ai.

Edhe 14 vite pas përfundimit të luftës, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina vazhdon të përballet me furnizmi me ujë të pijshëm.

Komuna e Prishtinës dhe Ujsjellsi Rajonal ‘Prishtina’ vazhdojnë t’ia hedhin fajin njëra-tjetërs për këtë çështje.


Arivisti Company