E enjte, 12 Shtator 2013
Edi Rama ka vendosur që vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër i Shqipërisë ta bëjë në Kosovë.
Rama së bashku me një delegacion të lartë nga Republika e Shqipërisë do të qëndrojë nesër në Kosovë, ku me një fjalë rasti do t’i drejtohet edhe Kuvendit të Kosovës.
Ai pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, kurse si pjesë e vizitave deri më tani është paralajmëruar edhe ajo që ministrja për Inovacione dhe Administratë Publike, Milena Harito do të bëjë në Ministrinë e Administratës Publike, ku do të pritet nga ministri Mahir Yagcilar, raporton KosovaPress.
Etiketa: Edi Rama, Kosova, Kryeministri, Shqipëria