Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Egjipt: Ushtria, dhurata mbështetësve të saj

| 01:41 - 21.07.2013

Helikopterët ushtarak të Egjiptit kanë hedhur kuponë për marrjen e pajisjeve shtëpiake falas mbi kundërshtarët e presidentit Muhamed Mursi që po mblidhen në sheshin Tahrir.

“Kjo dhuratë është nga ushtria në 40 vjetorin e fitores së vitit 1973 ndaj Izraelit,” thuhet aty, dhe tregohet vendi ku mund të merren dhurata, në Klubin Ushtarak Al Abtal në Kajro.

Në këto dhurata përfshihen pajisje të ndryshme shtëpiake si frigorifer, enëlarës, ftohës dhe pajisje tjera të kuzhinës.

Këta kuponë nuk u hodhën edhe në anët tjera të qytetit ku protestuesit Pro-Mursi vazhdojnë të protestojnë kundër puçit ushtarak.

Siç duket ushtria e Egjiptit po përdor mjete të ndryshme për të mbështetur puqin e saj ushtarak ndaj presidentit të parë të zgjedhur në zgjedhjet e lira në vend.

Vlen të përmendet se tani kanë filluar të arrijnë miliarda dollarët në ndihma të premtuara nga vendet e Gjirit Arab menjëherë pas puçit ushtarak


Arivisti Company