El Salvadori njeh Kosovën


E diel, 30 Qershor 2013

El Salvadori është shteti i 101 që e ka njohur shtetin e Kosovës.

Një burim brenda Ministrisë së Punëve të jashtme ka konfirmuar për Express se El Savadori tashmë ka marr vendim për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

MPJ tashmë ka marr konfirmimin nga Ambasada e këtij shteti në OKB. Njohja formale, sipas këtij burimi do të vijë të hënën, kur ky shtet pritet të dërgoj në Prishtinë edhe notën verbale.

El Salvador është shteti i 101 që njeh pavarësinë e Kosovës. Shteti i fundit që ka njohur Kosovën ishte Egjipti.
Ndërkaq mbrëmje Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj kishte paralajmëruar në Twitter një njohje të re nga një vend në hemisferën perëndimore të globit.

“Lajmi i fundit: Kosova evropiane pret sot një njohje të re nga një shteti i Hemisferës Perëndimore! Detalet se cili do të jepen së shpejti”, ka shkruar Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj në këto dy vjet disa herë ka vizituar Amerikën Latine dhe ka takuar përfaqësues të këtyre shteteve.

Etiketa: , ,