E hënë, 1 Gusht 2016
Edhe Elvis Naçi hyn në grupin e hoxhallarëve që po kritikohen rëndë nga shumë persona.
“Halal Chanel” një faqe në facebook ka kritikuar rëndë Naçin si hoxhë të lidhur me pushtetin dhe jo me popullin.
Në një foto të nxjerrë në rrjetin social “Halal Chanel” shkruan:
“Imam Ahmedi (rahimehullah) dijetarët apo hoxhallarët i ka ndarë në 3 grupe:
1.Hoxhallarët e #shtetit
2.Hoxhallarët e #popullit dhe
3.Hoxhallarët e #hakut (dijnit të ALLAHUT).
Ruajuni o vllazni se Vallahi ky asht hoxhë i shtetit ALLAHU na ruajtë prej tij.
Amin” bashkangjitur fotoja më poshtë.
Por ajo që bie në sy është komenti i islamofobes Arbana Xharra e cila tregon se si Elvis Naçi merr pjesë në panairet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ndoshta po promovohet nga DASH.
Xharra më tutje tregon se si grupe hoxhallarësh po luftojnë mes vetes për karrige dhe poste.
Sigurisht që Xharra në shkrimin e saj ka injoruar si gjithmonë hoxhën, dhe kjo vihet re në fund të shkrimit të saj, transmeton gazeta Impakt.
“Hajde de, tash edhe Elvis Naci po iu ze rrugen a?! Kete hoxhe e kam taku para disa muajve ne nje ëorkshop te organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ne Prishtine. Eshte shume me i artikuluar se shumica e hoxhallareve te gjenerates se tij, dhe njekohesisht me nje doze jo te vogel kritike te shtrirjes se ekstremizimit dhe radikalizimit fetar.
Reagime si keto, vijne nga lufta e brendshme per dominim dhe popullizem brenda komunitetit. Elvis Nacin, mundet fillimisht me iu dhene leksione ne stilin e veshjes, nje hoxhe qe kur e sheh per here te pare, bon be qe s’eshte djali axhes Lorik Canes . Krejt prej inatit e keni. Xheloza bre” shkruan ajo në Facebook.
Mbetet të shihet nëse Elvis Naci po sponsorizohet nga amerikanët, dhe sherbimi qe ai do i bej amerikaneve.komentet e Arbana Xharres pro Nacit, ndoshta vërtetojne teoritë konspirative që po hapen në rrjetet sociale.
Gjithashtu mbetet pikëpyetje nëse Elvis Naci po promovohet nga struktura të fshehta, e ndoshta vete amerikanët. A do të shpallet edhe Elvis Naci një Fetullah Gylen i ri i Shqipërise?.