Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së


E shtunë, 2 Nëntor 2019

PRISHTINË – Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sistemi aktual zgjedhor në Kosovë, asnjë partia nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

“Tashmë dihet që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por, ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së!”, ka shkruar Haziri.

Etiketa: , , ,